Lajmet e fundit

Leonardo Bonucci erdhi si hero dhe tifozët kishin shumë shpresa se do të shihnin më në fund Milanin e madh, por tashmë ai po kalon periudhë më të vështirë të karrierës.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se kapiteni i Milanit nuk i ka pritur mirë kritikat, duke ofruar edhe shiritin e kapitenit.
"Nëse jam problemi unë, shiriti është këtu", ka thënë mbrojtësi italian, shkruan Albeu.
Ai ia ka ofruar shiritin Montolivos, por mesfushori ka refuzuar.
Paraqitja e deritanishme me Milanin lë për të dëshiruar dhe tani ai nuk po sillet as si një lider duke braktisur ekipin pas 25 minutash lojës në ndeshjen e fundit të kampionait.