Lajmet e fundit
Gardiani i Zonjës së Vjetër ka thënë se mbrojtësi nuk do të largohet nga Torino këtë verë, megjithë interesimin e madh nga shumë skuadra europiane

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka treguar të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonucci, i cili po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.
Bufon insiston se Bonucci nuk do të largohet gjatë kësaj vere dhe e pret atë që në stërvitjet e para.
“Ne kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm, përveç finales së Ligës së Kampionëve”.
“Bonucci? Nuk mendoj se ka dëshirë tjetër pos Juventusit. Unë e pres atë që të jetë më ne në fazën parapërgatitore”.
Dy skuadrat e interesuara për Bonuccin janë Chelsea dhe Manchester City.