Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci komentoi ndeshjen e nesërme gjysmëfinale kundër Spanjën në ‘EURO 2020’.
Mbrojtësi me përvojë i Juventusit thotë se Spanja nuk i dihet asnjëherë dhe se nuk ka favorit në ndeshje, transmeton Klan Kosova.
"Nuk ka favorit, ne duhet të harrojmë gjithçka që kemi arritur deri më tani. Luis Enrique ka ide të qarta, Spanja është kritikuar, por ai gjithmonë mbron lojtarët dhe taktikat. Tradicionalisht, Spanja luan më së miri në fund të kampionatit”.
"Ne i respektojmë ata dhe e dimë që duhet të mbrohemi mirë, veçanërisht duke i kushtuar vëmendje tranzicionit të tyre të shpejtë dhe pasimeve të sakta në kutinë tonë," tha Bonucci i cili kujtoi finalen e EURO 2012 kur Spanjollët mundën Italinë 4-0.
"Ajo finale në 2012 ishte e keqe për ne. Kemi hyrë të lodhur, me bateri të zbrazëta dhe rezultati ishte i dëshpëruar”.