Lajmet e fundit
Lajmet për largimin e mundshëm të mbrojtësit 30 vjecar drejt Milan e kanë habitur fort ish-asin e Zonjës së Vjetër

Legjenda e Juventus, Alessandro Del Piero, ka thënë se është cuditur nga raportimet për kalimin e Leonardo Bonucci tek Milan, aq sa në fillim ka menduar se janë thjesht shaka.
Burime të besueshme të mediave italiane e lidhin mbrojtësin me një kalim befasues tek Milan, pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Massimiliano Allegri.
Agjenti i Bonucci refuzoi t'i mohojë këto raportime të enjten, ndërsa thuhet se 30 vjecari do të ndërrojë shtëpi për një shifër prej 40 milionë eurosh, me Chelsea dhe Manchester City po ashtu të interesuar për shërbimet e tij.
"Nuk e kam pritur këtë gjë, ka thënë Del Piero.
"Dukej si shaka, pasi lajmi erdhi nga asgjëja. Është një transferim i habitshëm. Kurrë nuk e kam menduar këtë gjë".