Edhe pse ka kontratë me Al-Ittihad deri në vitin 2026, Karim Benzema mund të kthehet në Evropë.
Sipas mediave turke dhe spanjolle, Fenerbahçe është një nga klubet që e ka vendosur si prioritet për merkaton dimërore.
Presidenti Sadettin Saran dhe trajneri Domenico Tedesco po planifikojnë të forcojnë sulmin, dhe Benzema qëndron në krye të listës së kandidatëve.
Klubi turk është i gatshëm të bëjë lëvizje të mëdha, përfshirë largimin e Jhon Durán, për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez, i cili aktualisht paguhet 50 milionë euro në vit në Arabinë Saudite.
Një rikthim i tillë në Evropë do të ishte surprizë e madhe për futbollin turk dhe atë evropian në përgjithësi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.