Smajl Puraj ekskluzivisht në “Weekend” në Klan Kosova ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale si asnjëherë më parë.
Puraj tha se është tërhequr nga muzika sepse kishte nevojë për pushim, duke shtuar se ka mbajtur vetëm dasma dhe jo mbrëmje.
“Në atë kohë s’kemi pasë rrjete sociale, TikTok e Instagram. Në atë kohë kur janë kanë këto këngë aktive, më shumë kam flejt në aeroplan e hotele sesa në banesë. E lodhet njeri dikur, e unë e kam pas një nevojë shpirtërore që të tërhiqem pak”, tha Puraj.
Ai foli edhe për jetesën në Gjermani, në fillimet e tij, duke theksuar se ishte shumë më e vështirë.
Lidhur me hitin "Boma hallall oj nanë", Puraj tha se këtë këngë e kishte kënduar sepse e kishte dashur dhe ishte biografi e tij.
Puraj tha se kënga "Boma hallal oj nanë" është kënga më e vështirë për ta kënduar në studio, por megjithatë e solli një version në studion e Weekend-it.
https://www.youtube.com/watch?v=Iu1YPTgSFqM
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.