Lajmet e fundit

Bologna nuk ka ndërmend të heq dorë nga Ledian Memushaj, pasi ka rritur ofertën nga 2 në 4 milionë për 29-vjecarin vlonjat.
Sipas gazetës torineze “Tuttosport”, Pescara mund të vendosë shitjen e shqiptarit për të bërë një goditje me peshë në sulm pas largimit të Lapadullas.
Zërat për të ardhmen e Memushajt kanë nisur të qarkullojnë gjatë javëve të fundit edhe pse mesfushori kuqezi e ka siguruar aktivizimin në Serie A gjatë sezonit të ardhshëm, por nuk dihet se me cilën skuadër do të luajë.