Lajmet e fundit
Ish-asi i Bianconer-ëve ka thënë se bashkëkombasi i tij është duke luajtur më mirë në Torino, pasi kampioni italian është duke e trajtuar mirë.

Alen Boksic e ka përkrahur bashkëkombasin e tij Mario Mandzukic në rrugën drejt shënimit të 20 golave për Juventusin këtë edicion.
Manzukic pati një start do të dobët në Serie A pasi iu bashkua kampionit italian nga Atletico Madrid për 19 milionë euro gjatë verës.
Boksic, që ka luajtur për Lazion dhe Juven gjatë qëndrimit të tij në Itali, mendon se fansat janë duke e parë më të mirën e Mandzukicit dhe se bashkëkombasi i tij ishte viktimë e startit të dobët të skuadrës.
“Mendoj se zhgënjimi i tyre me Mandzukicin ishte shkaku i lojës së dobët të skuadrës”.
“Është e lehtë që të kalosh nga të qenit në finale të Ligës së Kampionëve në një start të dobët të edicionit”.
“Së fundmi janë rritur – edhe Juventusi edhe Mandzukici. Nuk është rastësi”.