58 sekonda në debutimin e tij për Cleveland Cavaliers, basketbollisti australian Andrew Bogut ka lënduar këmbën e tij.
Periudha e rikuperimit mund të zgjasë me muaj, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova.
Cavs po e shqyrtojnë mundësinë që ta gjejnë një qendër që do e zëvendësonte Bogutin gjatë pjesës së mbetur të stinorit.
Ironikisht, Bogut vitin e kaluar kur luante per Golden State Warriors ishte lënduar kundër Cavs dhe besohet se pikërisht mungesa e tij kishte luajtur rol në ngadhënjimin e Cavaliers në garën për titull.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.