Lajmet e fundit

Bochum ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Bayern Munich, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-2, në kuadër të javës së 22-të në Bundesliga.
Të parët kaluan në epërsi mysafirët me Robert Lewandowskin në minutën e 9-të, mirëpo më pas u rikthyen vendasit, duke shënuar katër herë.
Fillimisht Christpher Antw-Ajdjej e barazoi rezultatin në minutën e 14-të, teksa më pas e dyfishoi Jurgen Locadia, në minutën e 38-të. Golin e tretë e shënoi Christian Gamboa, ndërsa një minutë para se të përfundojë pjesa e parë, Gerrit Holtman, shënoi për 4-0.
Në pjesën e dytë, Bayerni u mundua që ta barazojë rezultatin, me Robert Lewandowskin, i cili shënoi në minutën e 75-të, por që më pas gola të tjerë nuk kishte.
Bochum pas kësaj fitore kalon në pozitën e 11-të, me 28 pikë, pas 22 ndeshjeve.
Bayerni edhe pas humbjes mbetet në vendin e parë, me 52 pikë. /Klankosova.tv/.
https://twitter.com/CraigCelt/status/1492522337715077122