Lajmet e fundit

Ishte thjesht një miqësore parasezonale, por Boca Juniors-River Plate nuk është asnjëherë e tillë.
Tre lojtarë por edhe tre trajnerë u përjashtuan nga arbitri gjatë ndeshjes së parë të vitit 2017 mes dy rivalëve të përjetshëm të Argjentinës në një sfidë që përfundoi 2-0 për bardhekuqtë e River Plate.
Një penallti e realizuar nga Sebastian Driussi dhe një gol i ekuadorianit Arturo Mina i dhanë fitoren skuadrës së “milionerëve” por edhe ky super clasico nuk u mbyll pa incidente dhe tensione, shkruan Albeu.
Trajneri i Boca Juniors, Guillermo Barros Schelotto la pankinën në fundin e pjesës së parë ashtu si edhe kolegu i tij, Marcelo Gallardo.
Ndërkohë, arbitri nxori jashtë me karton të kuq edhe Driussin e Riverit dhe Dario Benedetto e Juan Insaurralde të Boca Juniors pas përleshjes mes lojtarëve të dy skuadrave në minutën e 80-të të takimit.