Akademia Suedeze ka bërë të ditur se Bob Dylan nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e Çmimin Nobel për Letërsi, njofton Klan Kosova.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar me Çmimin Nobel”.
“Do të doja ta pranoja personalisht, por për fat të keq angazhimet tjera ma bëjnë të pamundur”, ka deklaruar Dylan.
Akademia ka thënë se “e respekton vendimin e Bob Dylan, ndonëse është e pazakonshme që laureati të mos jetë i pranishëm në Stokholm”.
Megjithatë, Dylan është i obliguar që ta mbajë një ligjëratë “në lidhje me temën për të cilën e ka fituar Çmimin Nobel”, gjashtë muaj pas ceremonisë në Stokholm, që mbahet në muajin dhjetor.
http://www.dailymotion.com/video/xs13ou_bob-dylan-forever-young_music
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.