Lajmet e fundit

Kevin-Prince Boateng ka thënë se është i vështirë për të qëndimir në bankën rezervë të Milanit, por që ka shtuar se prapë se prapë më e rëndësishme për të është skuadra.
Mesfushori është ribashkuar me Rossoneri në janar kur aty erdhi nga Schalke, por që ende nuk e ka bërë asnjë paraqitje.
“Tash kam një rol që është ndryshe për mua”.
“Gjithmonë kam qenë protagonist dhe titullar. Është periudhë e vështirë për mua, por tash po mendoj për ekipin”, ka thënë Boateng.
Ai ka shtuar se tash është duke menduar ndryshe, pasi ka më shumë eksperiencë dhe është më i pjekur si futbollist, transmeton Klan Kosova.