Lajmet e fundit
Gjermani është i bindur se italiani është njeriu i duhur për postin e të parit tek Bayern Munich.

Jerome Boaten është duke pritur me padurim të punoj nën urdhrat e Carlo Ancelotti dhe pret që ai të jetë i ngjashëm me Jupp Heynckes.
Heynckes udhëhoqi Bayern drejt tripletës së edicionit 2012-13, para se të zëvendësohej nga Pep Guardiola.
Ancelotti do të jetë zëvendësim i duhur për Guardiola, mendon Boateng.
“Nuk është se më është dashur të pyes çfarë trajneri është Ancelotti”.
“Të gjithë i dimë gjërat që i ka bërë ai deri tani. Toni Kroos dhe Sami Khedira, kanë punuar me të tek Real Madrid, që më kanë treguar për të”.
“Ai është i ngjashëm me Heynckes. Është i qetë dhe flet shumë me lojtarët. Po ashtu nuk ka shumë trajnerë të përgatitur faktikisht si ai”.