Vetëm një pjesë e kësaj makine është shfaqur, ndërsa mungojnë detajet.
Prodhuesi gjerman, e ka krijuar në versionin Grand Coupe modelet 4 Series dhe 6 Series, si dhe së fundmi edhe 8 Series.
Mirëpo, modeli që do ta ketë tretmanin e të katër dyerve, do të jetë një nga më të vegjlit deri më tani.

Tashmë është konfirmuar, se gjatë vitit të ardhshëm do të lansohet 2 Series Gran Coupe, që është bazuar në 2 Series ekzistues.
Megjithëse është vetëm një pamje të 2 Series Gran Coupe dhe mungojnë detajet për të, BMW pritet ta prezantojë në LA Auto Show që zhvillohet gjatë muajit nëntor.
https://www.youtube.com/watch?v=YcYePXFb1XY
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.