Lajmet e fundit

Shumë nga ju keni përjetuar një situatë të vështirë kur këni udhëtuar jasht vendit ku ju nuk keni shumë njohuri rreth gjuhës lokale për të transmetuar atë çfarë ne dëshirojmë.
Kërkimi i një taksie, duke tundur duart tona në ajër mund të duket qesharake por kjo mund të jetë mënyra më efektive për të arritur qëllimin tuaj, njofton Klan Kosova.
Megjithatë tani ka një zgjidhje shumë të përshtatshme për këto probleme që iu shfaqen kur ju udhëtoni.
Dizajnues të modës, kanë vënë në pah një bluzë të re ku i referohen pikërisht këtij problemi.
Ajo u dizajnua pikërisht për udhëtarët, e që përmban simbole që përshkruan nevoja themelore të kërkesave tuaja si: dhomë fjetje, ujë, qasje në telefon e kështu me radhë.
Ideja menjëherë arriti teksa filluan edhe kombinimet me stilin e njeriut duke kombinuar edhe në ngjyra të ndryshme, njofton Klan Kosova.