Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lidhur me mosmiratimin e këtyre rezultateve, gazetari Ardian Gaxherri tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sipas tij, po tenton që të prolongojë punën deri tek zgjedhja e presidentit, transmeton Klankosova.tv.
“Ne e dimë të gjithë që Lista Serbe është destruktive, megjithatë nuk është listë e shpallur terroriste”, shtoi ai në emisionin “Kosova Today”.
Nga ana tjetër, analisti Azdren Shala, në Klan Kosova tha se Kurti, sipas analizës së tij, po dëshiron zgjedhje të reja. /klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=VZYsiBxCuEg
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.