Lajmet e fundit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar sot me ministrin izraelit të mbrojtjes, Yoav Gallant në Tel Aviv.
Siç njoftoi zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller, dyshja diskutoi “përpjekjet e vazhdueshme për të penguar agresionin e mëtejshëm rajonal nga Irani dhe përfaqësuesit e tij”.
Sekretari thuhet se ka ripohuar “angazhimin e hekurt” të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit, duke përfshirë “përgjigjen ndaj sulmit të paprecedentë me raketa balistike të Iranit”.
Po ashtu, në takim u tha se u diskutua edhe mbi rëndësinë e sigurimit të lirimit të të gjithë pengjeve dhe përfundimit të konfliktit në Gaza “në një mënyrë që të sigurojë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët”.
“Sekretari Blinken përsëriti nevojën urgjente për të rritur shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza për të trajtuar pasigurinë e rëndë ushqimore dhe për të përmbushur nevojat bazë. Ai theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një zgjidhje diplomatike të konfliktit përtej Linjës Blu që zbaton plotësisht Rezolutën e Sigurisë 1701 të Kombeve të Bashkuara”, u tha në deklaratën e Millerit. /Klankosova.tv