Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i shtetit i ka thënë kryeministrit izraelit se forcat e tij duhet të shmangin dëmtimin e mëtejshëm të civilëve në Gaza, tha Departamenti i Shtetit.
"Sekretari rikonfirmoi mbështetjen për të drejtën e Izraelit për të parandaluar përsëritjen e sulmeve terroriste të 7 tetorit dhe theksoi rëndësinë e shmangies së dëmeve të mëtejshme civile dhe mbrojtjes së infrastrukturës civile në Gaza", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller për bisedimet midis Antony Blinken dhe Benjamin Netanyahu sot në Izrael, transmeton Klan Kosova.