Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit shqiptar, Bujar Nishani.
Blinken vlerësoi kontributet e Nishanit për marrëdhëniet Shqipëri-ShBA.
"Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet ShBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme", ka shkruar Blinken në Twitter, transmeton Klankosova.tv.