Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në ambientet e Qeverisë së Shqipërisë ku do të zhvillojë takimin me kryeministrin Rama, një takim i parashikuar në axhendën e vizitës së tij në Tiranë.
Ndërkohë eskorta e Blinken mbërriti në Kryeministri në orën 15:47, pasi Sekretari Blinken kishte shkuar më herët në ambientet e Piramidës ku mbajtën një fjalë së bashku me Kryeministrin Rama.
Blinken mbërriti në Shqipëri në orën 11:11. Kjo është vizita e tij e parë në vendin tonë dhe e gjashta në radhë e Sekretarëve amerikanë të Shtetit./tvklan.al/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.