Lajmet e fundit

Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, është pritur në takim nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për reformat e vazhdueshme demokratike në Maqedoninë e Veriut, raporton Klan Kosova.
Kështu ka njoftuar vetë Sekretari amerikan përmes një postimi në platformën X.
“U takova me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani në Shkup. Shpreha mbështetjen për reformat e vazhdueshme demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe mirënjohjen për udhëheqjen e Ministrit të Jashtëm Osmani për Ukrainën si kryesues i OSBE-së”, ka shkruar Blinken.