Polonia, Bullgaria dhe Anglia janë vetëm disa nga shumë vendet në të cilat kjo këngëtare ka marrë pjesë.
Është fjala për Blinera Mustafa, një këngëtare shumë premtuese me zërin e saj të bukur, me të cilën diskutuam më shumë në studio për arritjet e saj dhe planet e ardhme përgjatë këtij rrugëtimi.
“E vetmja kam qenë nga Kosova, shumica e këtyre shteteve nuk kanë njohur as çfarë është Kosova, më bëri krenare përfaqësimi im dhe i vendit tim në këtë garë internacionale”- theksoi Mustafa, duke treguar për pjesëmarrjen e saj në gara jashtë vendit.
Por, rrugëtimi i saj nuk mbaron, atë mbetet ta dëgjoni nga intervista më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=7pfCd899Tjc
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek muzikë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.