Lajmet e fundit
Daley Blind është i lumtur që luan si qendërmbrojtës tek Manchester United, duke shpresuar që të jetë i suksesshëm.

Reprezentuesi holandez, Daley Blind, insiston se ai ështëi aftë që të luajë edhe si qendërmbrojtës tek Manchester United.
Blind, në ndeshjen e parë të Premier League për sezonin e ri, ndeshjen e filloi përkrah Chris Smalling, në qendër të mbrojtjes, ndeshje të cilën United e fitoi me rezultat 1-0.
Zakonisht mesfushor defansiv, Blind thotë se ishte i lumtur që startoi dhe se beson që ka gjithçka duhet për të luajtur në vijën e fundit.
“E kam thënë shumë herë se unë dua vetëm të luaj”.
“Nëse shohim inputin e secilit në skuadër, mund të shohim luftën e madhe për secilën pozitë”.
“Kësaj radhe m’u dha ky rast dhe unë bëra më të mirën. Natyrisht, shumë do të thonë se më mungon forca dhe gjatësia, por mendoj se jam i mençur”.
Blind pati paraqitje të mirë kundër Spurs, të cilët patën vështirësi të konsolidojnë lojën e tyre pas autogolit të Ëalker në minutën e 22-të.