Lajmet e fundit

Pasditen e të hënës, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e konfirmoi se do të jetë pa dy prej yjeve më të mëdha të skuadrës së tij, për ndeshjen kundër Barcelonës.Liverpooli e pret Barcelonën nesër mbrëma në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë gjysmëfinal përfundoi me fitoren e thellë, 3:0 të Barcelonës në ‘Camp Nou’.Klopp e konfirmoi në konferencën për shtyp para ndeshjes se ekipi i tij do të jetë pa Mohamed Salah dhe Roberto Firminon, të cilët janë të lënduar.
Sipas gazetës së njohur zvicerane Blick,përcjellë Klan Kosova, ky mund të jetë rasti i artë për reprezentuesin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin që të startojë në këtë përballje.
Trajneri gjerman sigurisht se mund të llogarisë në Shaqirin, i cili në fundjavë asistoi te goli i fitores të cilin e shënoi Divock Origi.
“Salah për fat të keq nuk do të luajë të martën”, konfirmoi Klopp.
Ndërkaq, 27-vjeçari Roberto Firmino po vuan nga një lëndim në muskul, dhe nuk mund të jetë i aftë për ndeshje.
Mbetet të shihet nëse Shaqiri do të jetë titullar për ndeshjen e nesërme, ku Liverpoolit i nevojitet ‘mrekullia’ – përmbysja e rezultatit nga humbja 3:0 në ndeshjen e parë.