Lajmet e fundit

Gazeta zvicerane Blick në edicionin e saj të së premtes ka shkruar se ambienti brenda kampit kuqezi nuk është aspak idilik.
Sipas saj, tek Shqipëria kanë fillur të shpërthejnë pakënaqësi që kanë lidhje me intriga, falë të cilave, jashtë listës mbeti Berat Gjimshiti, ndërsa u përfshi Frederik Veseli.
Blick shkruan se gjithçka ka ndryshuar falë ndikimit të Agim Canës. Sipas gazetës, babai i Lorik Canës ka bërë maksimumin që të përfshihet në skuadër futbollisti i cili ka qenë pjesë e Lozanës në të kaluarën, ashtu si kapiteni i kuqezinjve. I humburi në këtë rast ishte Gjimshiti, i cili u la jashtë edhe kundër dëshirës së Gianni De Biasit.
Ndërkohë trajneri ka përgënjeshtruar këtë shpikje të zviceranëve. “Kjo është sikur të gjykosh një shishe verë falë asaj që ke provuar në fuçi, pa e hedhur në shishe. Jo, jo, ky pretendim është i pakuptimtë”, tha trajneri i Shqipërisë.