Një tufë bletësh ka lënë 150 persona të lënduar, ndërsa 50 prej tyre kanë përfunduar në spital, pasi sulmoi një turmë gjatë një aktiviteti të Pashkëve.
Banorët në qytetin Penonome në Panamanë qendrore u tronditën pasi një koloni bletësh afrikane, të njohura ndryshe si “bletë vrasëse”, pushtuan zonën.
Sulmi ndodhi gjatë procesionit fetar Via Crucis, i njohur në anglisht si “Stations of the Cross”, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
Rreth 150 persona u lënduan nga sulmi, ndërsa 50 u dërguan në spitalet pranë për trajtim. Sipas mediave lokale, mes të lënduarve ishte edhe prifti që udhëhiqte ceremoninë.
Nuk dihet ende shkaku i sulmit, por këto incidente janë më të shpeshta nga janari në prill, kur ushqimi është më i pakët dhe moti i nxehtë i bën bletët më agresive.
Ky është vetëm një nga disa sulme të ngjashme në rajon, pasi vetëm në muajt janar dhe shkurt të këtij viti janë regjistruar mbi 1,820 raste të tilla./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.