Lajmet e fundit

Klan Kosova: Si e komenton hyrjen e “Zgjoi” në listën e ngushtë për nominime në “Oscar”?
Blerta Basholli: Është një arritje shumë e madhe për ne dhe një shpërblim i gjithë punës së ekipit të filmit “Zgjoi”.
Klan Kosova: A beson se ky film, regjinë e të cilit e keni bërë ju, do të arrijë të përzgjidhet për të fituar një çmim në “Oscar”?
Blerta Basholli: Shpresoj, është konkurrencë shumë e madhe. Filmi është pëlqyer shumë nga publiku kudo që e kemi shfaq. Kemi pasur reagime shumë të mira edhe kur e kemi shfaq para votuesve të Akademisë së ndarjeve të çmimeve Oscar. Tani jemi duke e promovuar filmin, pritet të shohim më 8 shkurt se si është votuar. Ka qenë shumë e vështirë të futemi në mesin e 15 filmave prej gjithsej 93 që kanë aplikuar. Tani kemi betejën tjetër.
Klan Kosova: Nëse arrin të hyjë, a mendon se do ta rrëmbejë një çmim, nëse po, pse?
Blerta Basholli: Nuk e di.
Klan Kosova: Na trego emocionet që ke përjetuar kur “Zgjoi” mori çmimet kryesore në “Sundance” dhe fitoi edhe në festivale të tjera?
Blerta Basholli: Është ndjenjë shumë e mirë dhe kënaqësi për të gjithë ne. Ekipi I filmit “Zgjoi” ka punuar me përkushtim e dashuri për këtë film andaj “Sundance” I ka dhënë shpërblimin më të mirë gjithë kësaj pune dhe ka nisur rrugëtimin e suksesshëm të filmit edhe në festivale të tjera.
Klan Kosova: Si po ndjehesh që filmi që keni realizuar ju bazuar në histori të vërtetë, ka arritur t’i kthejë sytë e botës kah Kosova?
Blerta Basholli: Është ndjenjë shumë e mirë sepse ne kemi tregime për të rrëfyer, andaj ky është një nga to dhe është mjaft i rëndësishëm sepse flet për fuqizimin e gruas në një shoqëri patriarkale pas luftës në Kosovë. Mbi të gjitha, jep shpresë dhe ajo ka qenë shumë me rëndësi për të gjithë ne.
Klan Kosova: Në fund, na e përshkruaj përvojën tënde në film, historinë e Fahrije Hotit, rolin e Yllka Gashit dhe gjithçka tjetër që ju keni përjetuar gjatë xhirimeve.
Blerta Basholli: Në filmin “Zgjoi” kemi punuar më shumë përkushtim duke filluar prej zonjës Fahrije Hoti, e cila ka qenë bashkëpunuese gjatë gjithë procesit, aktores Yllka Gashi, producentit Yll Uka dhe të gjithë aktorëve të tjerë, producentëve, anëtarëve të tjerë të ekipit. Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe përkundër që është punë e lodhshme dhe temë e ndjeshme, ekipi I mirë e ka bërë procesin të këndshëm dhe më të lehtë.
Rolin kryesor në film e luan Yllka Gashi, ndërsa në të tjera paraqiten Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Felix Sandri, bashkëproducent Valon Bajgora, Agon Uka, Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Paskal Semini.