Lajmet e fundit

Një lajm i keq ka ardhur për Kombëtaren e Kosovës, pasi pritet të mungojë Blendi Idrizi.
Idrizi ka pësuar një lëndim në gju, gjë që do t’i pamundësoje të luajë në ndeshjet e shtatorit për Dardanët.
Këtë e ka bërë të ditur në Twitter, klubi i tij, Schalke 04, transmeton Klankosova.tv.
Mesfushori i talentuar ishte i ftuar në ndeshjet miqësore të qershorit, në të cilat kishte pasur paraqitje të mira.
Kosova do t’i luajë tri ndeshje gjatë muajit shtator, kundër Gjeorgjisë në udhëtim, ndërsa ndaj Greqisë dhe Spanjës në “Fadil Vokrri”.
https://twitter.com/s04_en/status/1430089727970005010