21.12.2016 · përditësuar para 3492 dite1 min lexim
Në margjina të Konferencës së Katërt të Ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë, do të bëhet promovimi i librit “Pushteti” i autorit Blendi Fevziu.
Gazetari i njohur shqiptar Blendi Fevziu, autor i disa librave tashmë, ka zgjedhur Konferencën e Ambasadorëve në Kosovë, që ta promovoj librin në Prishtinë.
Në këtë libër, Fevziu gërsheton dëshirën e njeriut për pushtet dhe mënyrat se në cka mund të përfundojë kjo dëshirë në fund.
Promovimi i librit do të bëhet sot në hotelin Swiss Diamond, duke filluar nga ora 18:00.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.