Blendi Fevziu ka shkruar librin që i ka dhënë më së shumti kënaqësi nga të gjithë të tjerët që ka deri sot.
Ai ka sjellë një histori të tri grave të titulluar “Tirana e Nonës” që ishin pjesë periferike e historisë së kryeqytetit të sotëm dhe me këtë ai thotë se ‘lau një borxh’ ndaj tyre, njofton Klan Kosova.
“Ishin tri gra të moshuara që në fund të jetës së tyre, në mes të 70-ve dhe të 80-ve të tyre gjetën një njeri që t’i dëgjonte. Dhe dihet sa e vështirë është që një i moshuar të dëgjohet. Zakonisht të moshuarin nuk e dëgjojnë dhe ata gjejnë një nip apo mbesë që t’i rrëfehen”.
Fevziu në Zona B përmes storieve të tri grave të moshuara solli edhe historinë e një periudhe të Tiranës nga personazhet që kishin rol kyç në udhëheqjen e saj.
“Për fatin e tyre, stërgjyshja ime, motra e saj dhe kushërira e tyre, të cilat kishin edhe miqësi përveç farefisnisë, për gati një dekadë ato uleshin me mua dhe rrëfenin historitë e tyre, e që në fakt rrëfenin për vete dhe jo për mua sepse donin të nxirrnin në fund të jetës së tyre një shikim të jetës së tyre. Unë i dëgjoja dhe nuk më kanë thënë asnjëherë që ne po t’i themi këto histori që ti t’ia thuash dikujt tjetër”.
“Ato kishin qenë në periferi të historisë së Shqipërisë në momente shumë të rëndësishme të saj. I ati i stërgjyshes sime ishte njeriu që shpalli pavarësinë në Tiranë dy para shpalljes në Vlorë. Babai i saj ishte një nga njerëzit më të fuqishëm të Tiranës”.
“Burri i saj ishte Ministri i Brendshëm dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare në vitet 1920-1924 dhe deputeti i Parlamentit. Ai pastaj u konfliktua me Ahmet Zogun dhe ai e përzuri dhe në të njëjtën mënyrë është konfliktuar babai i saj. Nga një familje shumë e fuqishme në Tiranë ajo u eliminua politikisht nga Zogu”.
“Pastaj kur erdhi komunizmi përveç eliminimit politik i bëri edhe atë ekonomik. I shpronësoi dhe ia mori pronat. Në fund të jetës së tyre ato kishin parë një kalvar të problemeve që kishte shteti shqiptar pa qenë protagoniste vetë. Në njëfarë mënyre ky ishte edhe një shikim i qytetit”.
“Kur ato kishin lindur në vitin 1908 Tirana ishte me 16 mijë banorë – një fshat i madh në fakt, tipik osman në mënyrën e ndërtimit. Në vitin 1220 babai i stërgjyshes ftoi Qeverinë e Lushnjës të vijë në Tiranë”.
“Në vitin 1918-1920 Shqipëria nuk kishte një qeveri stabile. Një qeveri kishte në Durrës që kontrollohej nga italianët. Në Konferencën e Paqes në Versajë shkuan shtatë delegacione shqiptare dhe secili prej tyre pretendonte se ishte delegacion real i Shqipërisë. Në këtë konferencë u krijua një kaos dhe rrezikohej që Shqipëria të ndahej midis Jugosllavisë që po krijohej, Greqisë dhe Greqisë në jug dhe të mbetej vetëm një trung që lidhej nga Drini në Shkumbin që prezantohej nga Esat Pasha”.
https://www.youtube.com/watch?v=bOLw9a22jb8
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.