Lajmet e fundit

Komiteti i Etikës së FIFA-s njoftoi se do të nisë hetimet ndaj Sepp Blatter dhe dy vartësve Jerome Valcke dhe Marcus Kattner, të cilët akuzohen për korrupsion.
Çështja bazohet mbi rrogat dhe bonuset e mëdha që tre të akuzuarit kanë paguar vetes së tyre në FIFA dhe rrjedhjes së informacionit në lidhje me presidentin e ri Infantino.
Dhoma e Hetimit të Komitetit të Etikës do të hetojë mbi shkeljen e rregullave të FIFA-s që kanë lidhje me ryshfetin dhe konfliktin e interesit.