Lajmet e fundit
Presidenti i FIFA, pas hapjes së hetimeve ndaj dhe institucionit që drejton pati thënë se ai ka vendosur që të dorëzoj mandatin e tij në një kongres të jashtëzakonshëm, por ai kurrë nuk përmendi dorëheqjen.

Sepp Blatter thotë se nuk është dorëhequr nga posti i presidentit të FIFA.
Zvicerani që mendohej se i dha fund drejtimit 17 vjeçar të FIFA-s më 2 qershor, pas akuzave për korrupsion, ka mohuar ta ketë bërë këtë gjë.
“Unë nuk u dorëhoqa, por e lashë vendimin në duar të kongresit të FIFA-s”.
Javën që Blatter u rizgjodh filluan dy hetime për korrupsion në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë.
Katër ditë pasi mori votat për të vazhduar presidencën, Blatter që është nën hetime në SHBA, tha: “Megjithëse kam fituar mandatin, unë ndjej se nuk e kam mbështetje nga gjithë bota e futbollit”.
“Prandaj, kam vendosur që të dorëzsoj madantin në një kongres zgjedhor të jashtëzakonshëm. Unë do të vazhdoj të ushtroj funksionet e mia si president i FIFA deri në atë moment”.
Megjithatë, Blatter nuk përdori termin “dorëheqje”. Por, ai tha se do të ketë zgjedhje për të caktuar pasardhësin dhe se ai nuk do të jetë kandidat.
FIFA ende nuk ka caktuar datë për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm dhe spekulimet lidhur me presidencën e kësaj shtëpie të futbollit janë duke dëmtuar futbollin.