Lajmet e fundit
Tashmë presidenti i dorëhequr i FIFA, po hetohet nga Byroja Federale e Hetimeve në Amerikë si i dyshuar në rastin e mitos të zyrtarëve të FIFA.

Presidenti i FIFA, Sepp Blatter po hetohet nga qeveria amerikane si i pjesëmarrës i dyshuar në grupin që u akuzuar për korrupsion në shtëpinë më të madhë të futbollit në botë.
Ky lajm erdhi pak orë pasi Blatter konfirmoi dorëheqjen nga posti.
Prokurorët amerikanë kanë iniciuar javën e shkuar hetimin, në kuadër të të cilit u arrestuan shtatë e dyshohen 14 zytratë të FIFA.
Megjithëse Blatter u rikonfirmua president dy ditë pas kësaj ngjarje, të martën, kur u dorëhoq, tha se këtë po e bënë pasi ndjen se nuk e ka mbështetjen e nevojshme.
“Fifa-s i duhet ristrukturim themelor”, tha ai, ndërsa do të vazhdoj në këtë pozitë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ende nuk është caktuar ndonjë datë për këto zgjedhje, por pritet të mbahen mes dhjetorit të këtij viti dhe marsit të vitit 2016.