Lajmet e fundit

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe shefi i Uefa-s Michel Platini mund të s’kualifikohen për 6 vjet, vendimi pritet të jepet para Krishtlindjeve. Kështu raporton Daily Mail, që shpjegon se Komisioni i Etikës në FIFA është shumë pranë mbylljes së hetimeve. Për të dy shefat e futbollit botëror dhe europian, akuza kryesore është konflikti i interesit për çekun e famshëm prej 2 milionë frangash që ju pagua Platini në vitin 2011 nga FIFA. Qeveria botërore nuk e kishte specifikuar shërbimin që kishte kryer Platini për të marrë këtë shumë, por vetë francezi bëri të ditur se aho pagesë i ishte kryer për një bashkëpunim me FIFA-n në fund të viteve 90.
Blatter dhe Platini u pezulluan fillimisht për 90 ditë, por funksionarët e Fifas kanë bërë të ditur se duan ta mbyllin dosjen sa më shpejt që të jetë e mundur për të arritur në një konkluzion të hetimeve para Krishtlindjeve. Sipas të përditshmes britanike, skualifikimi që rrezikojnë Platini dhe Blatter është pak a shumë i njëjti me atë që ju dha në gusht ish presidentit të Federatës Kiliane, dhe ish shefit të grupit të vlerësimit për kandidaturat e Botërorot të Rusisë Harold Mayne-Nicholls që u dënua me 7 vjet si dhe ish zv/presidentit të Fifas, koreanit, Chung Mong-Joon që u s’kualifikua për 6 vjet./S.S