Lajmet e fundit
Dy zyrtarët më të lartë në botën e futbollit mund të përjashtohen përjetë nga organizmat që drejtojnë nëse kërkesa e Komisionit Etik të FIFA-s pranohet.

Komisioni i Etikës së FIFA-s ka mbyllur hetimet për Sepp Blatter dhe Michel Platini, lidhur me aferën korruptive në vlerë 2 milionë euro.
Me këtë rast është kërkuar dënim per dy të hetuarit, por për arsye që lidhen me prezumimin e pafajësisë nuk janë bërë publike detajet e raportit.