Lajmet e fundit
79 vjeçari, që ka shërbyer në trupat qeverisës të futbollit që nga viti 1981, thotë se “e keqja do të dalë në dritë” – duke komentuar hetimet për krime ekonomike ndaj tij.

Sepp Blatter e ka quajtur jonormal dhe të pakuptueshëm hetimin që po bëhet ndaj tij, ndërsa ka insistuar se do të largohet nga pozita pasi të zgjedhet pasuesi i tij.
Blatter lajmëroi në korrik se do të largohet nga pozita e të parit të FIFA-s pas akuzave për keket, mashtrim dhe shpërlarje parash ndaj 14 zyrtarëve të këtij organizmi nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.
Autoritetet zvicerane kanë hapur procedurë nga 79 vjeçarit nën dyshimet për keqmenaxhim, por Blatter mendon se ai është subjekt i një presioni të tepërt publik.
“Ky është hetim, jo aktakuzë”.
“Situata është e paqartë. Unë po hetohem pa fakte dhe kjo është e tepërt”.
“Unë jam mirë. Jam president i FIFA-s dhe gjithçka po shkon siç duhet”.
“Mandati im merr fund më 26 shkurt të vitit tjetër. Deri atëherë ne duhet të gjejmë një kandidat sa më të mirë për president”.
“Deri atë ditë do të luftoj, për FIFA-n”.
“Jam i bindur që e keqja do të dalë në pah”.