Lajmet e fundit
Ish mbrojtësi i Francës ka përtrirë kontratën me liderin e Ligue 1, deri në vitin 2018.

Laurent Blanc ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, ka konfirmuar skuadra franceze.
PSG e bëri njoftimin të enjten, me Blanc që do të qëndrojë deri në qershor të vitit 2018.
Ishte ky shpërblimi i skuadrës franceze për Blanc, që e ka drejtuar PSG në triumfin në dy edicione në ligë.
“Do të doja të falënderoja klubin për besimin e treguar në mua”, ka thënë Blanc.
“Që nga fillimi, jam ndjerë i nderuar të punoj për një skuadër kaq të madhe”.