Lajmet e fundit
Trajneri ka thënë po ashtu se David Luiz nuk vuan nga ndonjë lëndim serioz.

Laurent Blanc ka thënë se mentaliteti i Paris Saint-Germain është shembull për t’u marrë, pas fitores ndaj Toulouse 2-0.
Skuadra kampione e Ligue 1 tani do të përballet në Lille në Stade de France në prill, pas golave nga Angel di Maria dhe Ezequiel Lavezzi.
Ish trajneri i Francës ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve, ndërsa ka mohuar spekulimet se Edinson Cavani po e mendon largimin nga kryeqyteti francez.
“Treguam mentalitet për t’u marrë shembull, në një ndeshjet ë fortë. Cilëndo skuadër që zgjedh, lojtarët duhet të fitojnë ndeshjet”.
“Pse do të doja të flisja për spekulimet për Cavanin? Skuadra luajti mirë”.
“Lëndimi i Luiz nuk është serioz, por do të presim edhe pak për ta parë nivelin e tij”.