Lajmet e fundit
Shefi i PSG mbetet i bindur se kampioni i Francës mund ta kalojë këtë xhiro të Ligës së Kampionëve.

Laurent Blanc ka thënë se Manchester City u tregua skuadër shumë më e fortë se Chelsea, pas barazimit 2-2 në Parc des Princes.
Kampioni i Ligue 1 e mposhti Chelsea për të kaluar në fazën e radhës, por pati probleme me City të mërkurën mbrëma.
Por Blanc mbetet i bindur se PSG do të kalojë në xhiron tjetër, pavarësisht paraqitjes jo të mirë në ndeshjen e parë.
“E dinim që City ka lojtarë të mirë, sidomos në sulm. Prisnim një ndeshje të këtillë”.
“City u tregua skuadër shumë më e fortë se Chelsea, ndaj të cilës ne gabuam më shumë”.
“Duhet të kishim epërsi prej një goli, por futbolli është i këtillë”.
“Patëm edhe disa gabime taktike, pasi humbnim topin shpejtë”.