01.05.2019 · përditësuar para 2628 dite1 min lexim
Ellen DeGeneres vërtetë dëshiron që Blake Shelton dhe Gwen Stefani të martohen.
Gjatë një interviste në emisionin e saj, prezantuesja i dhuroi këngëtarit një orë me fytyrat e çiftit në të,si një dhuratë para-fejesore.
“Tani që ajo po e sheh këtë, po pret nga ti që t’ia parashtrosh pyetjen”, thotë Ellen. “Ajo tani do të të kërkojë që të martoheni”.
Blake dhe Gwen kanë qenë së bashku që nga viti 2015 pasi janë takuar në The Voice.
Gjatë javës së kaluar, Gwen dhe tre fëmijët e saj e përkrahën Blake në premierën e filmit të tij të ri UglyDolls.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.