Lajmet e fundit

"Sigurisht, ndoshta pak ky raport e ka ngritur vetëdijen sidomos sa i përket transparencës së Dhomave të Specializuara të Kosovës. Transparenca nuk ka ekzistuar ashtu siç e kemi pritur, ka pasur komunikime të ndryshme përmes komunikatave, video-mesazheve, mirëpo Dhomat e Specializuara të Kosovës, ashtu siç përmendet edhe në raport, është një gjykatë e krijuar nga Kosova dhe ata do të ishin, do duhej të ishin, shumë më transparentë dhe të vendosnin një lloj bashkëpunimi, jo vetëm me institucionet e Kosovës, por ndoshta edhe me shoqërinë në tërësi. Diçka që është shumë e rëndësishme është që Dhomat e Specializuara, edhe pse e kanë një program të informimit dhe ndërgjegjësimit, nuk kanë bërë mjaftueshëm që publiku në Kosovë të kuptojë se çka po ndodhë atje", tha Blakaj në "Info Magazine".