Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike duket se ka prekur Spanjën dhe Portugalinë, dje rreth orës 12:30.
Situata ka nisur të përmirësohet gjatë ditës , por deri në orën 20:00 furnizimi me energji elektrike ishte rikthyer vetëm në 20 për qind të Spanjës.
Pse ndodhi ky “Blackout”, kjo u diskutua në emisionin “Kosova Today” nga Arianit Sllamniku dhe Enur Pakashtica, e që ky i fundit gjendet në Spanjë.
Pakashtica tregoi se çka ndodhi pas ndërprerjes së energjisë elektrike, derisa është shprehur se ka pasur panik tek njerëzit që kanë ngecur në metro.
“Dje rreth orës 12:33 të mesditës, veç është ndalur rryma, krejt çka e kemi marrë vesh është se është ndalur rryma. Njerëzit filluan me panikë, panikën më të madhe e kanë shkaktuar njerëzit që kanë ngecur nëpër metro”, u shpreh Pakashtica.
Në lidhje me këtë situatë, mendim pati edhe Arianit Sllamniku.
“Këta janë mësuar me ua shpërla trurin me ndryshime klimatike, me shkrirje të akullnajave sepse kjo është agjenda e dytë pas Covidit”, është shprehur ai.
https://www.youtube.com/watch?v=8IcG8AateDw
https://www.youtube.com/watch?v=0-6TVlokbDA
https://www.youtube.com/watch?v=0s0BgrZ6lBY
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.