Drejtori ekzekutiv i kompanisë Astronomer, Andy Byron, e gjeti veten në një moment tejet të sikletshëm, kur kamera në stadiumin ku po ndiqte një koncert të Coldplay, e fokusoi atë së bashkë me një kolege të tij.
Ai ishte duke përqafuar drejtoreshën e personelit të kompanisë së tij, Kristin Cabot dhe u habit kur ky moment u shfaq në ekranin e madh.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, duket sipërmarrësi që shtanget dhe tenton të fshihet.
Edhe punonjësja e tij, që duket se ‘u kap mat’ i kthen kurrizin kamerës.
Pas videos virale, bashkëshortja e tij Megan ka bërë një veprim domethënës në rrjetet sociale.
Ajo ka hequr mbiemrin e burrit nga profili i saj në Facebook, në atë që shumë e kanë parë si një shenjë të qartë reagimi ndaj situatës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.