Lajmet e fundit

Policia e Kosovës njofton se pas një pune hetimore nën dyshimin se në një lokal janë duke u zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i paligjshëm, gjatë ditës së djeshme në fshatin Greikoc të Suharekës është kontrolluar lokali dhe shtëpia e një të dyshuari.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një llaptop, një iphone dhe 11 copë fatura të lojës së fatit KENO.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.