Bitcoin arriti vlerën e tij më të lartë që nga mesi i majit dhe vazhdon ta mbaj vrullin.
Kripto -monedha më e madhe në botë të dielën u tregtua me çmimin e 42 mijë e 606 dollarë, më e larta që nga 18 maji.
Vëzhguesit e tregut kanë vlerësuar se kjo vlerë prej 40 mijë dollarësh si një pikë të rëndësishme të lakimit, raporton Bloomberg.
U rrit rreth 0.5 përqind në 41 mijë e 739 dollarë që nga ora 6:13 e mëngjesit me orën e Nju Jorkut të dielën, përcjell Klankosova.tv.
Bitcoin, i cili për javë të tëra ka shënuar rënie që nga rekordi i tij që e kishte me vlerë rreth 65 mijë dollarë, tani ka kaluar më shumë se një javë duke u rikthyer pasi komentet mbështetëse nga Elon Musk dhe Cathie Wood ndihmuan në ndaljen e trendit të rënies.
Aktualisht një dollar amerikan është e barabartë me 0.84 euro.

●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.