Kriptovaluta Bitcoin është tregtuar në vlerë nën 10,000 dollarë, për herë të parë që nga fillimi i muajit dhjetor.
Vlera e një bitcoin kishte rënë në 9,958 dollarë para se të bënte një ngritje të lehtë.
Megjithatë me vonë kjo kriptovalutë sërish kishte rënë në 9,200 dollarë.
Kjo përfaqëson një rënie për më shumë se 53%, që kur kishte shënuar vlerën prej 19,800 dollarësh pesë javë më parë.
Kriptovalutet tjera si Ethereum, Ripple dhe Bitcoin Cash gjithashtu kanë përjetuar rënie.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.