Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka thënë se zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë duhet të trajtohet më seriozisht.
Bislimi, thotë se Kosova ka luajtur vazhdimisht një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet, njofton Klankosova.tv.
“Zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente. Mospagesa nxit aktivitetin kriminal në dëm të taksapaguesve dhe mjedisit”.
“Kosova ka luajtur vazhdimisht një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër”, shkroi Bislimi.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.