Lajmet e fundit

Bisedimet për një armëpushim në Gaza po përparojnë, tha ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne të hënën në Riad.
Ai atje u takua me ministra të tjerë të vendeve arabe dhe perëndimore, si dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.
“Gjërat po ecin përpara, por gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm në këto diskutime dhe negociata. Situata në Gaza është katastrofike dhe ne kemi nevojë për një armëpushim”, tha ai për Reuters.