Lajmet e fundit

Ali dhe Andrew, ishin në lidhje për shtatë vjet.
Mirëpo lidhja e tyre nuk funksionoi, kështu që tash pas ndarjes janë ulur përballë për ta pyetur njëri – tjetrin se pse lidhja e tyre dështoi, transmeton Klan Kosova.
E po, natyrisht që biseda me ish njeriun që ke ndarë shtatë vjet jetë nuk është aspak e këndshme.
Madje kjo bisedë mund të jetë edhe shumë e hidhur, sidomos nëse ai pohon që të ka tradhëtuar shumë herë.
Në videon e dytë, të dy ish partnerët diskutojnë për gabimet që kanë bërë dhe se çfarë do i këshillonin të dashurëve të ardhshëm.
Mirëpo të dy u pajtuan, që do të ishte shumë e çuditshme nëse do riktheheshin së bashku.
Por Andrew, dëshiron që të mbetet mik me ish të dashurën e tij, sepse siç shprehet me lot në sy “I mungon shumë”.